Pl.as një tjetër Skandali i madh, pas rastit të Tires, një tjetër publikohet në emisonin ‘STOP’, pacienti me COVID shkon në spital por grabitet pas v.dekjes nga…



Pak ditë pas skandalit të bërë publik në emision ‘STOP’, ku sanitarja Tire Alldervishaj shtirej si infermiere dhe i mori 8 milionë lekë qytetares së cila kishte mamanë me COVID dhe ishte e shtruar në Spital, një tjetër skandal pritet të publikohet ditën e sotme në lidhje me sistemin Shëndetësor në emisionin “Stop”.



Një pacient është shtruar në spital, për t’u kuruar nga covid 19, por ai ka ndërruar jetë pak ditë më pas. Familjarët denoncojnë, se pacienti është grabitur në spital, kur ishte në kushte intubimi. Ata tregojnë, se i janë drejtuar organeve kompetente, por asgjë nuk është bërë, ndaj emisioni “Stop” i ka mbetur si shpresa e vetme.



Ky skandal i ri vjen, kur ende nuk është shuar jehona e “Tires së Sanatoriumit”, që i mori miliona lekë vajzës së një pacienteje, për t’u kujdesur për të ëmën.

Por kjo e fundit ndërroi jetë, dhe sic i thoshte të bijës, e linin pa bukë e ujë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.