Pl.as gallata me OFL/ Saimir Taullau: Më erdhën 10 policë për makinën 3 milionë lekë të vjetra dhe…

Saimir Taullaut i erdhi thirrja nga OFL-së për formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe madje sipas tij policia ka shkuar për një makinë 3 milionë lekë të vjetra dhe një stan delesh.

Në rrëfimin për gazetarin Basir Çollaku ai shprehet se ky është një show i policisë. “Atë ditë kam qenë në Tiranë, për hallet e familjes time. Më vjen një telefonatë nga Lushnja dhe më thonë se jemi policia e Lushnjës. Më thonë ku je se kemi ardhur për të verifikuar makinën, ku gjendesh sepse duam të kontaktojmë. Nuk ka asnjë problem, u kam thënë po vij menjëherë. I pyeta ku janë, dhe më thanë se jemi ta karburanti te rrethrrutollimi i Plugut. U thashë se mbërrij sa të më bëjë rruga e kthimit”, vijoi ai.