Pipero jep lajmin e mirë: Virusi nuk ka…

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka folur për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në “360gradë” në RTV Ora, Pipero u shpreh se Covid-19 nuk ka transmetueshmërinë e dy muajve më parë.

Virusi vazhdoj të jetë midis nesh, por me parametra të tjerë tashmë. Është mes nesh, por nuk ka intensitetin e dy muajve më parë. Nuk ka transmetueshmërinë e dy muajve më parë, nuk ka as virulencën e dy muajve më parë”, u shpreh Pipero.

Më tej mjeku tha se edhe pse virusit i ka rënë fuqia, sërish qytetarët nuk duhet të humbin vigjilencën dhe të respektojnë masat.