Për ata shqiptarë që hedhin baltë ndaj Alketës (femrat sidomos)

Nga Ilir Metaj

Kur te numeroj deri ne 3, o burra te peshtyme Alketen! Ej, ej, prisni…thashe deri ne 3.”

Une nuk e ndoqa Sanremon, por duke qene se sot ne mengjes vura re neper rrjet, reagimin kunder Alketa Vejsiut, u bera kurioz dhe pashe disa pjese ne Youtube.

Nuk u zhgenjeva!

Prisja qe su.lmet te ishin minimalisht te tepruara dhe maksimalisht te padrejta. Fiks! E kishin komentuar edhe live!

A thua po e shihnin Sanremon, vetem e vetem te peshtynin mbi Alketen!

I imagjinova tek kishin zene pozicion para TV, gati per sulm, bulçite mbushur, thep-shqekez, ja tek doli…nuk ka nevoje te pritet me -qello:

Shkrepje -peshtyme e pare! Sapi gojen te fliste – ptuuuu e dyta! Sha fjaline e pare – ptuuuuu e treta…

Pse jemi keshtu?! Alketa fliste shpejt? Mbase. Madje po, edhe per shijen time fliste me shpejt se duhet. Edhe?!

Ato qe tha nuk me rezultuan budalleqe, apo fjale pa bosht. Dhe permbajtja e te folures, ka me shume rendesi, sesa forma e saj.

Pastaj, prezantimi nuk e perjashton te foluren shpejt aq me teper ne Itali. Ka plot shembuj prezantuesish italiane qe flasin shpejt, aty funksionon, madje kane sukses. Me vijne ne mendje Bonolis, Carlucci etj.

Cilido nga ne qe eshte duke jetuar endrren, ka nevoje te thote shume gjera dhe koha e limituar eshte si nje numerim mbrapsht- “mbytes”, per shume fjalet qe ndjen se do te thuash.

Dhe ti nxiton ti thuash shpejt. A eshte arsye per te peshtyre mbi Alketen?! Shumica e su.lmojne per italishten!

Kjo eshte vertete qesharake! Italishtja e saj eshte shume me e mire se shqipja e shumices prej s.ulmueseve.

Madje italishtja e saj ishte me e mire edhe se italishtja e shume prej prezantuesve italiane neper televizione.

Alketa Vejsiun, mund ta kritikojme per cilesine e Festivalit te RTSH, sepse ai eshte nje festival qe duhet te mbahet mend per tekstet e goditura dhe muziken emocionuese, me shume sesa fustanet e shpeshta te Alketes.

Dhe me rezulton qe ka ndodhur kjo e dyta. Pra ky eshte nje aspekt ku ajo duhet te permiresohet.

Por te sulmosh nje vajze shqiptare qe ftohet nga italianet te drejtoje Sanremon, dhe qe rrezaton bukuri, elegance, shkathtesi dhe patjeter edhe emocionin e dikujt qe po jeton endrren, kjo eshte e gabuar te dashur bashkëatdhetare!

Le te perpiqemi ndonjehere, te dalim pak nga vetvetja. Mjaft duke peshtyre mbi kedo qe perpiqet!

Mjaft duke qelluar nga pas frengjive kedo qe punon aty jashte. Dhe duhet ta them: keqardhja me e madhe ishte kur vura re qe shumica e sulm-peshtymave ndaj Alketes vijne nga femrat.

Kjo eshte shume e hidhur.