Pedagogia e njohur nuk përmbahet, i kthehet ministres Denaj në mes të emisionit



Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin, pedagogia e njohur  Zana Guxholli ka regjur ashpër ndaj ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.



Debati ishte përqendruar tek taksat dhe të ardhurat e qytetarëve, ndikuar nga taksa progresive, por Guxholli i është kthyer duke u shprehur se qeveria  kishte rrënuar shtresën e mesme, ndërsa kishte rritur taksat ndaj të pasurve.



“E dëgjon o popull, kjo që të pasurit takson më pak. Jo kjo jo, por qeveria. Kjo qeveria ia uli me 06% taksën të pasurve dhe ne na e rriti. Po rri! Se po shqyhen njerëzit duke bërë nga 2-3 punë. Llogjika pra ja. Unë po them filozofinë. Dividenti është fitimi që e fut në xhep biznesi,”-tha Guxholli.