Pë.rplasja tek teatri, Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, turnin tim e bëra me dinjitet. Ose hajdeni këtu, ose mbyllni gojën

Monika Kryemadhi ka shkuar sërish në protestë, pas shoqërimit të disa qytetarëve. Në një fjalë para mediave, Kryemadhi u shpreh se ka 40 orë pa gjumë dhe turnin e saj e ka bërë me dinjitet.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë atyre që flasin për Teatrin të vijnë në shesh e të mbrojnë qytetarët ose të mbyllin gojën.

“Mendon që e prishi një godinë, mendon se do rrëzojë historinë e shqiptarëve. Mendon se do t’i këtë me orgjitë e Erion Veliajt me shok. Ai teatër është rrënojë sot dhe është përgjegjësi e të gjithëve neve bashkë. Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia si dezhurn i bëra me dinjitet. U bëj thirrje të gjithëve që dalin që bëjnë familje për studentët, për listat e hapura, të vijjë këtu. Të mos vijnë për Bashën e Monikën, por për aktorët. Boll nxorrën projekte dhe mbajnë familje pro teatrit, lë të vinë këtu, orë të mbyllin gojën”, u shpreh Kryemadhi.