
Pamje të forta janë ato që janë publikuar nga mediat greke, pak pas atentatit që iu bë babait dhe 2 djemve.
Nga atentati mbeti i vrarë 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
Në videon e publikuar nga MEGA shihet shqiptari i vrarë dhe e shoqja që qan pranë tij. Videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e masakrës, që i ngjante një zone lufte.
Burimet mediatike thonë se kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes kanë zbuluar autorin e vrasjes. Ai është një burrë rreth të 50-ave, që jeton në Petralona. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se çfarë ka ndodhur në ato minuta tmerri, kur kalimtarët dhe klientët e lokalit vraponin për të shpëtuar kokën.
E ftuar sot në “E diell”.
Kreu i ekzekutivit Edi Rama ka.
Kosova ka shenuar dyfishim te numrit.
Mbremjen e djeshme, Rudina Hajdarin e.
Lini një Përgjigje