
Një tjetër vdekje nga COVID. Pak më parë një 70-vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë.
Mësohet se i moshuari kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku po trajtohej nga Covidi.
Pritet që rasti i tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, nga 2560 teste të kryera kanë rezultuar 694 persona pozitiv me Covid-19. Sakaq betejën me virusin nuk kanë mundur që ta fitojnë 6 pacientë, mes tyre edhe një 28-vjeçare shtatzënë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, ditën e djeshme kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3511 testime,.
E ftuar sot në “E diell”.
Kreu i ekzekutivit Edi Rama ka.
Kosova ka shenuar dyfishim te numrit.
Lini një Përgjigje