Nxori fotot provokuese nga plazhi kur të gjithë ishin të izoluar, moderatorja zbulon të vërtetën sh.okuese

Moderatorja e njohur Alma Celaj ka dhene nje pergjigje surprizuese teksa u pyet ne emision televiziv a ka postuar foto të vjetra nga plazhi, edhe pse në të vërtetë ke qenë në shtëpi.

Ne kete moment, Alma u përgjigj se po, madje tregoi një episod mjaft interesant.

“Gushtin e shkuar isha duke punuar isha në Tiranë, e gjithë shoqëria më thonte “ngele në shtëpi dil”. Dhe unë një fundjavë postova një foto nga plazhi. Të gjithë duke më pyetur, “ku shkove, si arrite”. Por në fakt unë isha në Tiranë duke bërë punët e shtëpisë”, u shpreh moderatorja.

Më tej teksa po flisnin për çeljen e sezonit turistik dhe rreth promovimit të idesë për të kryer pushimet këtë sezon në Shqipëri, Alma tregoi një ngjarje që ka përjetuar, ku për pak mund të përfundonte dhe me një fund t.ragjik.

“Unë për pak sa nuk jam mbytur te “Pasqyrat në Sarandë” dhe nuk besoj se do të shkel ndonjëherë atje. Unë aq shumë sa e dua detin aq frikë e kam. Ka qenë një mot i ftohtë, prill, ka pasur shumë dallgë, ka qenë një eksperiencë e t.merrshme. Nuk kam për të shkuar më.  Teksa notoj them me vete, noto se nuk ka dallgë, më ka ngelur dhe si punë frike”, tregon Alma.