Nuk ndalet Shqipja, nxjerr ‘sekretin e errët’ që shtang Moderatoren në emision: Uaa Ti?



Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin Glamour Zone’, ku ka rrëfyer një ‘sekret familjar’.



Ester Bylyku: Publiku nuk di thuajse asgjë për jetën tënde përpara famës. Çfarë ke punuar përpara se të bëheshe e njohur?



Shqipe Hysenaj: Babi nuk ka dashur që unë të punoj, ka qene gjithnjë kundër, por mua më pëlqen puna. Kam punuar si instruktore  në një palestër dhe kam bërë plane dietash. Kam punuar edhe si edukatore, më pëlqejnë shumë fëmijët.

Ester Bylyku: Ti edukatore? Ti vetëm bërtet, ke durim për fëmijët? (qesh)

Shqipe Hysenaj: Kam shumë durim për ta. I adhuroj fëmijët. Këtë po e zbuloj për here të parë, sepse babi nuk e di akoma që unë kam bëre këtë punë. U punësova tek shoqja e mamit, kishte kopshtin e saj. Babi më fal, që stë kam thënë. (qesh)