Nuk kanë të ndalur Gafat në Kuvend, Deputeti me ‘biçikletën rozë’ këput ‘deklaratën’ që na shkriu së qeshuri, deputetët s’përmbahen



Deputeti opozitar Selami Jenisheri ka lëshuar gafën e radhës në Kuvend, duke shkaktuar mjaft të qeshura në seancën plenare.



Teksa hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk po firmos një marrëveshje që ka në tavolinë nga një organizatë ndërkombëtare, Jenisheri tha se organizata në fjalë do sjellë në Shqipëri “pare pa lekë”.



Nuk dihet se për cilën organizatë e ka fjalën deputeti opozitar.

“Në tavolinë kena një marrëveshje, një organizatë e OKB na lutet që të na ndihmojë me rrugë, spitale, pse duhet të marrim borxhe, borxhe. Kjo organizatë do na i bie paret pa lekë. Rumania e ka pranuar. Ju pse nuk pranoni ket organizatë ndërkombëtare? Ty kasollja të pikon, ai kërkon t’u bëjë një vilë me pishinë dhe ju se pranoni”, u shpreh Jenisheri.