“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por…”. Ç’kërkesë i bëri Isli koleges së tij Ori gjatë transmetimit live? Ajo ja çon në shtëpi (Foto)



Moderatori i Wake Up Isli Islami zbuloi dy ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus. Por ndonëse pa nuhatje dhe shije, Isli i kërkoi Orit live në emision që t’i përgatiste një byrek.



Ori premtoi se do ja realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e të ëmës. Siç duket ajo e ka mbajtur fjalën dhe mbrëmjen e djeshme i ka çuar Islit në shtëpi byrekun me spinaq.



I lumtur për këtë gjë, Isli e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e tij byrekun në Instagram dhe ka treguar se çdo premtim që jepet në “Ëake Up” mbahet.

“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në “Ëake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.

Kujtojmë se Ori dhe Isli janë përfolur shpesh se janë në një lidhje, por kur Islami zbuloi se ishte infektuar ata u shprehën se kjo vërteton edhe një herë se nuk flenë bashkë në një krevat e se nuk kanë asgjë më shumë përtej miqësisë.