Nuk duhet humbur…! / Psikologia e njohur zbërthen marrëdhënien e Edi Ramës me Teatrin

“E po.shtruar, e dh.unuar, e tra.dhtuar”, me këtë ndjenjë është zgjuar sot në mengjes (e dielë) psikologia e njohur shqiptare, Jorida Rustemi.

E ftuar në “E diela shqiptare”, ajo ka zbërthyer fiksimin e verbër të pushtetit të Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar si një testim kufijsh.

Sipas psikologes, ende në popull mbizotëron ‘psikologjia e qenit të rra.hur që të vogël’.

“Une shoh ketu ekzaltimin e nje lideri me pushtet absolut, pafytyresisht te maskuar. Ky lider po teston kufijte, teston limitet e veta ne menyren qe do ai. Une keshtu e shoh. Me dhemb qe perdoret psikologjia e turmave per t’i shtypur turmat. Nje lider qe vertet mendon te mbetet, qe do te mendoje, qe mendon per njerezit e vet, se ca gjera te mira i ka bere. Por edhe Hitleri ka bere ca te mira, me gjithe mizorite e veta. Por ky njeri nuk kishte pse vepronte me njerezit nen sherbim, nuk kishte pse vepronte nen pabesi. Sepse vetem kete periudhen e fundit kaluam termetin, koronen, njerezit ishin te pajtuar me masat qe moren autoritetet. Edhe une vete isha pajtuar, por gjithe ai besim ne fund na kthehet ne pabesi.” – u shpreh psikologia tek emisioni “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila shtoi se “Po na mbizoteron psikologjia e qenit te rrahur qe te vogel”.

Image