“Një gabim i madh”/ ‘Zbërthehet’ Tea Trifoni, e vërteta e saj me Beartin: Edhe kur lyeja flokët, ai më…Kur ikën në Stamboll…



Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Tea Trifoni është ‘zbërthyer’ dhe ka rrëfyer gjithë të vërtetën për ndarjen e saj nga Bearti.



Në një rrëfim ekskluziv për aplikacionin ‘Përputhen’, Tea ka treguar se xhelozia dhe pasiguria e Beartit e ktheu lidhjen e tyre toksike.



“Nuk kam qejf të flas dhe të jap detaje. Do kisha zgjedhur që të mos ta bëja nëse gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien time me të nuk do ishte kaq publike. Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, po ashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme. 24 orë të ditës i kalonim bashkë. Madje edhe kur lyeja flokët ai ishte me mua.

E shijoja por tani që e shikoj në një perspektivë tjetër ishte diçka që s’duhet të kishte ndodhur. Na mbyti të dyve neve. Nuk e di çfarë na bëri ta zhvillonim kështu marrëdhënien tonë, mbase presioni nga njerëzit, nga publiku, nga të gjitha anët. Nga fakti që Bearti kishte ca pasiguri ndaj meje dhe unë e kam kuptuar shumë vonë që e gjithë kjo erdhi për shkak të pasigurive. Çfarë dua të them unë me pasiguri? Xhelozi! Një nga faktorët kryesorë që na bënte të kishim mosmarrëveshje. Sado jam përpjekur që të rregulloj në çdo moment apo të ndryshoj jetën time. Jam njeri i lirë por sa kemi qenë bashkë kam hequr dorë nga gjithçka. S’kam bërë gjë tjetër pos t’i përkushtohesha atij. Një gabim i madh”, është shprehur Tea.