Një dredhi elektorale/ Shqipëria, burimi më i madh i ka.nabisit të paligjshëm po pret legalizimin e përdorimit mjekësor

Për gati tre dekada një nga burimet më të mëdha të k.anabisit të paligjshëm në Evropë, Shqipëria tani po mendon ta legalizojë për përdorim mjekësor. Por ekspertët paralajmërojnë se nuk do të jetë kaq e thjeshtë.

Ishte nëntori i vitit 2014 kur Shqipëria diskutoi për herë të parë legalizimin e ka.nabisit për përdorim mjekësor, nga biznesmeni Koco Kokedhima, atëherë deputet i Partisë Socialiste, i cili besonte se vendi kishte për të përfituar shumë.

Megjithatë, ish kolegët e tij në parti vendosën që Shqipëria nuk ishte e gatshme.

Pothuajse gjashtë vjet më vonë, më 9 maj, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se qeveria e tij kishte punuar në heshtje vitin e kaluar për një projekt-ligj që do të krijonte rrugë për legalizimin e ka.nabisit mjekësor.

“Drafti do të jetë gati shumë shpejt dhe i hapur për diskutim publik,” tha Rama.

Megjithatë, edhe për 22 vendet e Evropës që tashmë lejojnë përdorimin e ka.nabisit për qëllime mjekësore, lajmi i Shqipërisë ka bërë që të ngrihen shumë vetulla.

Sidoqoftë, të tjerë janë më të kujdesshëm, duke theksuar se për gati tre dekada Shqipëria ka qenë një nga prodhuesit më të mëdhenj të ka.nabisit të paligjshëm në Evropë. Projekt-ligji i qeverisë pritet të përmbajë mekanizma për të ndihmuar në uljen e prodhimit të paligjshëm, por ekziston frika se iniciativa mund të dërgojë mesazhin e gabuar.

Mbështetësit e idesë thonë se vendi i Ballkanit, i goditur nga një tërmet shkatërrimtar në nëntor të vitit të kaluar dhe në rënie ekonomike për shkak të koronavirusit, dëshiron që të marrë pjesën e saj prej më shumë se 16 milardë dollarë të tregut botëror.

Dredhi elektorale?

Pasi mori pushtetin në vitin 2013, Rama bëri një deklaratë të fortë për çrrënjosjen e ka.nabisit në fshatin famëkeq jugor të Lazaratit, shembull që u ndoq një vit më vonë në zonën e Dukagjinit.

Ky aksion i Policisë Shqiptare pushtoi faqet kryesore të mediave të huaja në të gjithë botën, por kultivimi i kan.abisit në Shqipëri nuk u ndal. Në fakt, kritikët e politikës së qeverisë për ka.nabisin thanë se prodhimi ishte rritur. Prokurorët dhe opozita paralajmëruan për përplasje midis policisë, politikanëve dhe bandave të drogës.

Gjatë tre viteve të fundit, shifrat tregojnë se kultivimi i ka.nabisit të paligjshëm ka rënë, por kundërshtarët politikë të Ramës thonë se plani i tij për të legalizuar ka.nabisin mjekësor është i menduar mirë. Disa shohin një dredhi për të fituar votat e shumë shqiptarëve të përfshirë në industrinë e paligjshme të ka.nabisit.

“Rama po përgatitet për ‘ri-kan.abizimin’ të Shqipërisë për përfitime elektorale,” tha Monika Kryemadhi, drejtuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim të opozitës, LSI.

Kreu i Partisë Demokratike të Opozitës, Lulzim Basha ngriti një akuzë të ngjashme, duke akuzuar Ramën se po përpiqej të manipulonte zgjedhjet e ardhshme.

Grupet e shoqërisë civile kanë shprehur gjithashtu skepticizëm, me Sotiraq Hroni, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, duke parë nismën si një përpjekje për të fituar më shumë vota dhe për të larguar vëmendjen nga sfidat e vërteta me të cilat përballet vendi.

“Iniciativat si kjo duhet të vijnë pasi të jetë garantuar se institucionet janë në gjendje të zbatojnë plotësisht ligjin dhe të kontrollojnë siç duhet territorin dhe informalitetin në ekonomi dhe shoqëri,” tha Hroni për BIRN.

Lëvizje të tilla, shtoi ai, duhet të gëzojnë një konsensus të gjerë publik dhe politik dhe madje mund të meritojnë të vihen në një referendum.

Shpresa të mëdha, realitet kompleks

Përkrahësit e iniciativës thonë se ajo do të nxisë punësimin, eksportet dhe të ardhurat nga taksat dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Nëse bëshet ashtu si duhet, Shqipëria do të përfitojë në mënyrë të konsiderueshme. Kështu u shpreh profesori i ekonomisë, Adrian Civici.

“Nëse do të trajtojmë këtë proces bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kontrollojmë rreptësisht kultivimin vetëm për qëllime mjekësore, kozmetike dhe ushqimore, atëherë mund të shpresojmë për përfitime të mëdha ekonomike,”-tha ai.

Por Tom Blickman, një ekspert i reformave politike të drgorave në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, tha se djalli fshihej në detaje.

“Detajet e propozimit shqiptar janë ende të paqarta, por përfshirja e “këshilltarëve të huaj” [në hartimin e draftit] më shtyn të dyshoj se legjislacioni do të përfitojë nga korporatat e huaja të ka.nabisit,”-tha ai.

Blickman tha se k.anabisi mjekësor për tregjet evropiane duhet të përputhet me standarde të larta rregullatore duke rrezikuar edhe rënien e çmimit.

Janaki Mitrovski, një avokat maqedonas dhe përfaqësues i Bilka, i cili mbron legalizimin e ka.nabisit, tha se Shqipëria duhet të ketë përparësi ekonominë lokale.

Duke iu referuar përvojës së Maqedonisë së Veriut, Mitrovski tha se“njerëzit në Shqipëri duhet të mësojnë nga gabimet tona në mënyrë që të mos i përsërisin ato dhe të shfrytëzojnë plotësisht potencialin mjekësor dhe ekonomik të kësaj bime të mrekullueshme.”

Më tej, Blickman tha se Shqipëria duhet të konsiderojë shembullin e nga vende furnizuese si Luksemburgu.

“Të vetmit që do të përfitojnë nga kjo situatë janë grupet shqiptare të krimit të organizuar, dhe industria legale e ka.nabisit mjekësor në Shqipëri nuk do ta ndryshojë këtë fakt.” /Përshtatur në shqip nga Pamfleti

Burimi: Balkaninsight