Nis seriali i ri “Kudo Bashkë”, një rastësi bashkon Selinin dhe Demirin, ja ç’do ndodhë



Në episodin e parë të serialit më të ri “Kudo bashkë”, do të ndiqni: Selin dhe Demir janë dy njerëz komplet të panjohur, por jeta i bashkon, ose më saktë i bashkon 1 shtëpi. Ata janë bashkëpronarë pas një ngatërrese dhe duhet të jetojnë së bashku.



Takimi i tyre i parë do të jetë aspak i mirë. Demir mendon se në shtëpinë e tij të re ka hyrë një hajdut por në fakt aty jeton edheSelin. Të dy thërrasin policinë dhe ia hedhin fajin njëri-tjetrit.



Selin dhe Demir habiten kur mësojnë se janë bashkëpronarë dhe duhet të jetojnë në të njëjtën shtëpi. Sikur të mos mjaftonte kjo Demir është edhe shefi i ri në kompaninë ku punon Selin.