Ngrihet al.armi, Epidemiologu lëshon paralajmërimin e fo.rtë: Pas 10 ditësh…



Epidemiologu, Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka analizuar situatën e COVID-19 në vend.



Epidemiologu Alimehmeti teksa sjell detaje të reja shton se tashmë në këtë fazë mund të kursehen më shumë testime, të cilat sipas tij mund të përdoren për zbulimin e rasteve të reja.

“Shume lajm i mire miqte e mi! ECDC (European Center for Diseases Control), autoriteti me i larte Europian sapo publikoi

“Udhezuesin per Perfundimin e Izolimit te Personave me COVID-19”.

Siç edhe ka informuar OBSH-ja qe ne fund te majit dhe publikuar qe me 17 qershor, edhe ECDC udhezon se izolimi perfundon ne keto skenare: Rast asimptomatik:

Mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative.

Rastet e lehta/te moderuara dalin nga izolimi kur ka:

-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera, Dhe nje nga kriteret me poshte:

-kane kaluar 10 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Rastet e renda dalin nga izolimi kur ka:

-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,

Dhe nje nga kriteret me poshte:

-kane kaluar minimumi 14 dite deri ne 20 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Pra: kuptohet qarte qe infeksioziteti i rasteve me COVID-19 eshte me i shkurter se sa mendohej fillimisht, dhe mund te kursehen shume teste qe mund te perdoren per zbulimin e rasteve te reja.

Kujdes: Eshte udhezues, qe do te thote se çdo shtet vendos vete nese do ta ndjeke apo jo, por shkenca informon qe keto jane kriteret e bazuara ne evidence”, shkruan Alimehmeti.