Ngjarja shumë e rëndë në Vaun e Dejës, shër.then bombola e gazit në shtëpi

Një ngjarje e rëndë e pasdites së sotme raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës.  Një 62-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur  orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.