Nënë Bajamja 101 vjeçe mposhtë Covid, mediat e huaja i bëjnë jehonë dhe habiten me…



“UdineToday”, një ndër mediat e njohura në Itali, i ka kushtuar njëë artikull shumë interesant nënës shqiptare 101 vjeçare, Bajame Goxhabelli.



Arsyeja përse është bërë pjesë e këtij artikulli është fakti që ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.



“Bajame Goxhabelli jeton në Tricesimo dhe ka 101 vjet, shtatë fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe mbesa e mbesa: pasi ishte pozitive për Covid, ajo kurrë nuk ka mundur të largohet nga shtëpia e saj”, thuhet në artikullin e mediumit italian.

Mbesa e saj, Esmeralda në prononcim për “UdineToday” u shprehë se gjyshja e saj është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

“Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi Covidit dhe për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor: ajo madje kujton emrat e stërnipërve të saj”, thotë Esmeralda.

Bajame Goxhabelli pati vështirësi të shumta gjatë sëmundjes, por ajo arriti të mposhtë koronavirusin.