Në shënjestër Rama, Veliaj e disa dhjetëra/ Prishja e Teatrit, PD bën lëvizjen e radhës

Partia Demokratike ka njoftuar pasditen e sotme se ka dorëzuar këtë të martë në prokurori, padinë në adresë të kryeministrit Rama, Kryebashkiakut Veliaj dhe disa dhjetëra punonjësve të tjerë, të akuzuar për 9 vepra penale në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën policore të ushtruar ndaj protestuesve.

“Ne e dorëzuam pa.dinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në bu.rg për k.ri.min e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kr.im.inale.

Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Një vendimarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PD.