“Ne jena duke i sha shumë…”/ Ç’i tha Kandidatja e PS Edona Bilali në telefon Kryeministrit Rama që e ‘nxehu’? “Duhet të të korrigjoj se..”



Kryeministri Edi Rama ka publikuar bisedën telefonike që ka zhvilluar pak më parë me kandidaten për deputet të Shkodrës, Edonën.



Rama e porositi Edonën që duhet folur më shumë me njerëzit që vaksinimi të shoqërohet me distancim masiv.



Mirëpo gjatë bisedës, kandidatja për deputet po fliste me dialekt dhe në një moment kryeministri Rama e korrigjoi.

BISEDA:

Rama: Shoqja si je?

Edona :Shkodra si lule.

Rama: Duhet folur me njerëzit që vaksinimi shoqërohet me distancimin masiv. Mos të ndodhë si në Kosovë dhe Mal të Zi. Kjo është tmerr, duhet insistu me mesazhin që i kemi borxh Shkodrës. Një pjesë është e jona, një pjesë e atyre që e kanë lënë kështu. Duhet me fol shumë me njerëzit, në fund vendosin vetë ata. Po ne do të bëjmë tonën.

Edona: Ne jena duke i sha shumë mesazhit të qytetarisë.

Rama: Duke i mëshu doje me thënë, se duke i sha është shkodranisht.

Edona: Shkodranët e kapin.

Rama: Shkodranët e kapin po nuk e kapin këta të tjerët që e dëgjojnë.

Rama: Edhe barë do hamë po dy gishtat nuk do ti ulim. Mirë shoqe, ke ardhë që të bëhet PS si ty, jo ti si PS. Misioni vazhdon.