Ndodh e pazakonta/ Vjen lajmi i rëndë për Lojtarin Elseid Hysaj, klubi jep njoftimin….



I është nënshtruar testit për COVID sërish Elseid Hysaj por mesa duket lojtari ka rezultuar pozitiv me koronavirus.



Anësori kuqezi rezultoi fillimisht pozitiv pas grumbullimit me ekipin kombëtar, në fund të aventurës në Ligën e Kombeve, qëndroi në Shqipëri deri sa testi i radhës i doli negativ, por me sa duket koronavirusi e ka prekur sërish mbrojtësin e Napolit.



Ka qenë vetë klubi që me anë të një komunikate për mediat ka saktësuar se Hysaj dhe Rrahmani të dy kanë rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan përpara sfidës kundër Real Sociedad. Të dy lojtarët janë izoluar menjëherë në pritje të tamponit të radhës, lexohet në njoftimin e klubit.