Ndërrojnë jetë dy të moshuar pas marrjes së vaksinës, flet Silva Bino



Silva Bino, Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar se vaksinimi që po i bëhet popullatës, nuk ka asnjë rrezikshmërie, tekjsa përjatoshn se dy rastet e të moshuarve që kanë ndërruar jetë pas vaksinës nuk kanë pasur asnjë lidhje me dozën, por me sëmundjet që ata kanë pasur.



“Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anticovid të mbron nga covid19, jo nga sëmundjet e tjera. Vaksniat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara”, deklaroi Bino.