
Një 28-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën nga Koronavirusi ditën e sotme. “ABC News” ka bërë me dije se ajo ndërruar jetë në një prej spitaleve Covid në kryeqytet.
Mësohet se e reja ishte shtruar prej disa ditësh dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 28-vjeçarja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar ta nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, në muajin e shtatë.
Fatleqësisht, e reja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa fëmija gëzon shëndet të plotë.Po ditën e sotme ka humbur jetën dhe një 17-vjeçar nga Elbasani, si pasojë e Koronavirusit. Ai ishte i shtruar që prej një jave te Infektivi dhe nuk dihet ende nëse kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Një humbje e madhe për biznesin.
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar pak.
Një skandal i madh ka dalë.
Kanë dalë në dritë detaje të.
Lini një Përgjigje