“Na çave tra*in me gjithë…sikur ke shku në…”. Alketa Vejsiu ‘i kthehet’ dhëmb më dhëmb komentuesit: E mo shko bëji…

Në një kohë kur moderatorja Alketa Vejsiu nuk ndalet me fotot nga pjesmarrja e saj në spektaklin e madh italian “Sanremo”, duket se këto postime të shpeshta kanë shqetësuar ndjekësit dhe fansat e prezantueses, që e quajnë të tepërt, gjithë këtë vlerësim për italianët dhe “Sanremon”.

“Na çave tr*pin me gjithë Sanremo…se e bone legjend sikur ke shku në MARS,”- shkruan një komentues në profilin e Alketa Vejsiut.

Moderatorja ka vendosur të replikojë pikërisht tek ky koment, për t’i sugjeruar ndjekësit të bëjë dhe një tatuazh për Sanremon: “E mo mire mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tatoo “SANREMOOO! Do të duket një vepër e bukur e do të duash dhe ti këtë pjesmarrje.”

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo. Pas prezantimit në publikun italian, moderatorja shqiptare mori mjaft vlerësime dhe kritika. Ajo u kritikua për të folurën shpejt dhe për falenderimet e tepërta ndaj italianëve.