“Mos guxo të shkosh në gjyq…”. Ai pa ngjarjen tro.nditëse, ah ç’panë sytë e tij, nuk pranon k.ër.cënimin dhe…o zot ç’ndodhi

Një person është prangosur dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në qytetin e Pogradecit pasi dyshohet se kanë kë.r.cënuar një 47-vjeçar.

Personi i arrestuar është shtetasi Xh. T., 40 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Ndërsa në kërkim janë shtetasit I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë, “shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë ka.nosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6″ në pronësi të 47-vjeçarit J. M)”.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.