Merr fl.akë lokali i njohur në qytet, evakuohen të rinjtë

Një shkëndijë elektrike për pak sa nuk ka shk.rumbuar një nga lokalet më të njohur në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen 18 shtatori.

Sipas Juguneës, mësohet se shkëndija elektrike gjeneroi si pasojë e ngarkesës shumë të madhe në kabllin qendror të furnizimit me rrymë elektrike në kasën shperndarese. Menjeherë jane treguar vigjilentë punonjësit e këtij bar-kafeje duke perdorur ujë për të shuar qysh në origjinë fl.akën që rrezikonte tërësinë fizike të objektit.

Menjëherë të gjithë personat që gjendeshin në lokal, kanë dalë nën pa.nik prej lokalit ndërkohë që shumë shpejt ka ardhur edhe mjeti zjarrëfikës që bëri të mundur lokalizimin krejt të zjarrit.

Bar-Kafeja që rrezikoi të digjej, është një prej lokaleve më të frekuentuar nga të rinjtë gjirokastritë.