Mega sk.andali/ Si u falsifikuan dokumente, shteti shqiptar grabit 213 pasuri e 1.1 mln euro të huajve të dënuar

Turp shtetëror. Bëhet fjalë, për grabitjen e pasurive dhe vlerën e dëmshpërblimit ligjor, të 132 shtetasve të huaj, të dënuar, të vd.ek.ur në burgje e pushkatuar nga ish-diktatura komuniste në vitet 1945-1960.

Ky sekret, i përcjellë brenda kasafortës, nga një ministër drejtësie tek tjetri; është zbuluar para 3 muajve, pas një ankesë-kërkese që ministres Etilda Gjonaj i është dërguar nga 3 pasardhësit e një shtetasi italian, ish- i dënuar politik dhe vdekur në burgjet e ish-diktaturës.

Referuar ligjit shqiptar, ata kërkojnë rikthimin e 1 banese me sipërfaqe truall-objekt 613 m2 me 2 kate; 1 truall 2890 m2 në Tiranë edhe vlerën financiare ligjore 118 mijë euro, detyrim shtetëror për vitet e burgut dhe aktin e vdekjes në burg, të gjyshit të tyre, si ish-dënuar politik anti-komunist (pa gjetur ende vend-varrimin).

Sipas informacionit që ka ardhur në “Pamfleti”, e detyruar prej presionit që i është bërë nga kërkuesit, se në rast neglizhence, do adresohej si çështje në Strasburg e KiE; ministrja Gjonaj e ka çuar për verifikim e saktësim, në këto katër institucione:

– Në Drejtorinë e Burgjeve, për vërtetësinë e kohës dhe motivit të dënim-vdekjes në burg.

– Në Arkivën e Kadastrës, për të konstatuar përkatësinë e titullit të pronësisë, para sekuestros nga shteti pas vitit 1945 dhe ri-pronësimeve pas vitit 1992.

– Në Komisionin e pronave, për të konstatuar përfituesit e këtyre pasurive banesa e troje.

– Në Ministrinë e Financave, për të verifikuar, nëse për llogari të këtij shtetasi Italian; janë bërë apo jo, pagesa dëmshpërblimi financiar për vitet e burgut, akt-vdekjen dhe kompensim pasuror.

Në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se 3 pasardhësit e shkallës së parë (fëmijë) të shtetasit italian; janë aplikues qysh në muajin maj 1999, kur Ministër Drejtësie ka qenë Thimjo Kondi; por pa asnjë përgjigje deri më 6 shtator 2001, kur ministër ka qenë Arben Imami; e po kështu, as nga pasardhësit e tij, Ilir Panda e Sokol Nako deri në vitin 2003.

Në muajin qershor 2004, kur ministër ishte Fatmir Xhafaj, “Dosja e italianit” është zhdukur, duke i kërkuar të ri-nisnin aplikimin nga fillimi; por kjo histori, vazhdoi dhe nga ministrat Rusmajli, Nishani, Bumçi, Alibeaj e Halimi të PD; dhe nga Naço, Manjani e Vasili të LSI, ndërsa prej 3 muajsh është në dorën e ministres Etilda Gjonaj.

Paçka se ministrja Gjonaj, është munduar ta mbajë sekret; rezulton se pagesa 118 mijë euro e viteve të burgut të italianit, është marrë në vitet 2002-2006, nga persona që nuk figurojnë fare në Regjistrin e Gjëndjes Civile Shqiptare të viteve 1930-2019.

Ndërsa banesa 2 kate, me sipërfaqe truall-ndërtim 613 m2 dhe 1 truall me sipërfaqe 2890 m2 në Tiranë; janë marrë me doje false e vendim gjyqi në maj 2007, nga 1 person ish-deputet i PS, i paraqitur si trashëgimtar i tyre; identiteti i të cilit nuk tregohet nga Artan Lame e Etilda Gjonaj.

Ka mjaftuar kjo kërkesë e pasardhësve të italianit, që Ministria e Drejtësisë, Kadastra, Komisioni i Pronave dhe Ministria e Financave; të zbulojnë hajdutërinë e bërë, me pronat dhe pagesat e burgut, të shtetasve të huaj të dënuar, vdekur në burgje e pushkatuar nga ish-regjimi komunist.

Sipas informacionit paraprak, nga burime në Kadastër dhe në Ministrinë e Financave; thuhet se deri tani, janë zbuluar vjedhur 213 pasuri e 1.1 milionë euro kompensim financiar; të 74 të huajve, të dënuar internuar, pushkatuar e vdekur në burgjet shqiptare.

Por ky numër, ka gjurmë në vërtetim e sipër, se mund të shkojë në 132 persona të huaj, që mafia Politikë-Qeveri-Drejtësi; u ka grabitur pasuritë dhe dëmshpërblimet financiare, të viteve të burgosjes e vrasjeve politike në Shqipëri. Kaq për sot./Pamfleti