Me trupin e ngjitur pas kangjellave i del para fadromës, pamje të tr.ishta, burri shp.ërthen në lot…

Inspektoret e Mbrojtjes se Territorit të Bashkisë së Tiranës janë përplasen me banorët e rrugës “Muharrem Butka” në zonën e liqenit, gjatë ndërhyrjes për prishjen e mureve rrethuese të disa banesave.

Banorët ankohen se nuk janë njoftuar më parë për këtë ndërhyrje dhe pretendojnë se muri është brenda pronës së tyre, se ata nuk janë njoftuar dhe IKMT u ka ardhur befas pa urdhër shpronësimi.

Të gjendur përballë dhunës së inspektorëve të bashkisë, banorët janë tërhequr dhe kanë lejuar vijimin e punës.

Por jo vetëm banorët kanë rënë pre e agresivitetit të të dërguarve të Erion Veliajt. Një prej inspektorëve është bezdisur nga prania e kamerës së SYRI TV dhe në mënyrë harbute ka shtyrë operatorin dhe gazetaren që po dëgjonte shqetësimin e qytetarëve.