Me maska, kallashnikov e pistoleta, Artan Hoxha publikon fotot e vr.asësve nga Shkodra: Menjëherë pas at.entatit i lanin për të fshirë gjurmët e gja.kut

Kryeministri Edi Rama që prej konstatimit të rastit të parë të koronavirusit në vendin tonë nuk i ka ndërprerë këshillat për masat parandaluese të përhapjes saj.

Ai madje dërguar mesazhe nëpër telefonat e qytetarëve, e-mail-e nëpër adresat e tyre dhe ju ka dalë në celular kur kanë tentuar të marrin dikë, ku fjala “lani shpesh duart” u kthye në një trend që ‘pushtoi’ rrjetin.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar disa foto të disa personave të maskuar dhe që mbajnë në duar armë të rënda, e thotë se ata janë kri.minelë.  Hoxha me ironi shkruan se personat që janë në foto i kanë ditur këshillat kohë më parë dhe po i zbatojnë me përpikmëri.

Duke rremuar ne arkive..

Zbatoni rreptesisht keshillat e Kryeministrit dhe Keshillit Teknik te Eksperteve anti-covid19!!!
Mbani maska mbrojtese ne fytyre gjate levizjes ne qytet. Lani vazhdimisht duart me sapun, per me shume se 20 sekonda.

Perdorni dizifektante per duart, pas cdo kontakti fizik. Pasi ktheheni ne shtepi, zhvishni teshat dhe kepucet, lajini mire, pasi virusi vendoset ne siperfaqe te tyre. Respektoni distancimin fizik.. Veproni me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”…

Ore, po une kam nja 5 vite, qe i kam ne arkive keto fotot. Keta “cunat”, i paskan ditur me kohe, keshillat anti-covid19..
Paskan mbajtur maska ne fytyre. I lanin duart mire e mire, per me shume se 1 minute, pas perdorimit te ar.meve, madje me lende dizifektuese te posacme, per te fshire gjurmet e barutit.

Menjehere pas atentatit, i zh.vishnin teshat dhe kepucet, i di.gjnin ose i lanin per te fshire mbetjet e ba.rutit, apo gjurmet e gja.kut. Madje vepronin dhe me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”