“Më ikën truri kur më thonë…”, Rama zbulon vendimin që ka marrë, në zgjedhjet e 25 prillit ai do…



Edi Rama ka zbuluar se do të kandidojë si deputet sërish në Vlorë.



Atyre që i thonë “të shkojë dhe të shikojë realitetin”, Rama i përgjigjet duke i thënë: “Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë aq metra sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri”.



“Beni kujdes nga ca dëgjoni se ça nuk dëgjohet sot nëpër Shqipëri. Mjafton të hapësh televizorin edhe ça nuk dëgjon. Besojnë gjëra që dëgjojnë pa bërë asnjë parashikim. Lëre më po të hapësh kanale e portale nëpër xhepa aty pastaj bëhet mullar.

Unë në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS, në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime.

Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë aq metra sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri”, tha Rama.