Me gjestin e tyre nuk mbajtëm dot l.otët, sot merret vesh e vërteta b.ombë për çiftin e njohur shqiptar

Gati 6 muaj më parë u emocionuam me propozimin romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”.

Për disa ditë me radhë, asokohe çifti ishte kryefjala e çdo televizoni dhe portali. Por mesa duket telashet kanë filluar mes tyre.

Mësohet se Arditi dhe vajza e Agim Bajkos e kanë prishur fejesën e tyre. Ndërsa arsyet se pse çifti i dha fund marrëdhënies së tyre në prag martese, nuk bëhen ende të ditura.

Ndërkohë nga një “investigim” të vogël që sapo bëmë në llogarinë e tyre në Instagram, çifti në fakt nuk e ndjek njëri-tjetrin dhe madje kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë.

Ndoshta këto detaje që mund të duken të parëndësishme në dukje, por mund të vërtetojnë atë që revista “Story.al” shkruan.
Nëse e keni harruar momentin kur Arditi iu ul në gjunjë Blerinës teksa i kërkonte që të martohej me të.