“Mbrëmë e kuptova se…”, Zejnep merr vendimin që na trishtoi dhe se prisnim, por ndodh e papritura



Mbrëmjen që kaluan në festën e shtëpisë së Zejnep, edhe ajo edh Mehdi kuptuan se botët e tyre janë shumë të ndara. Mehdi ndihet keq dhe e kupton se Zejnep pranë tij humb shumë gjëra nga jeta e saj e mëparshme, mes luksit,arit dhe punëve të mira.



Por të njëjtën gjë i thotë edhe Zejnep shoqes së saj, teksa duket sikur të dy janë në mendje sa i takon vijimësisë së lidhjes së tyre.



Ndërkohë, Nermin shkon të takojë Ekrem në zyrë ndërsa ai ishte duke u puthur me të dashurën e tij. por kur Nermin futet në zyrë nuk i kap në asnjë moment intim, duke mos kuptuar asgjë. Mirëpo telefoni që Ekrem kishte lënë në zyrë do të nxjerrë në pah tradhtinë.

Aty vjen një mesazh ku dikush i thotë “të dua”. Nermin telefonon Zejnep dhe i kërkon që të shkojë ta takojë pasi ai e tradhton, por nuk e di me kë.

Ndërsa Zejnep shkon bashkë me Mehdi tek shtëpia ku u bë festa, në të cilën po qëndron Nermin, kur hapet dera Mehdi përballet me surprizën e madhe… aty kishte filluar punë Benal.