Mblidhet me urgjencë qeveria, merret vendimi i bujshëm për Masat Anti-Covid, ç’pritet të ndodhë në orën 15:00? Njoftohet se…



Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet në orën 15:00 për të diskutuar për masat e reja anti-COVID. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kërkoi mbylljen e vendit për 12 ditë, por propozimi i tij nuk gjeti asnjë përkrahje.



Vetëm javën që lamë pas, në vend janë shënuar mbi 5 mijë e 674 raste të reja me koronavirus, derisa 75 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit.



Me rritjen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të institucioneve tjera shëndetësore, ka marrë vendim që të ketë masa më strikte, për të parandaluar shpërthim edhe më të madh të infeksionit.

Është propozuar mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave e shkollave.

Po ashtu, lëvizja e qytetarëve është propozuar të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Marketet, furrat dhe barnatoret do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

E këto masa që është propozuar të hyjnë në fuqi nga data 6 dhe të zgjasin deri më 18 prill, do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për miratimin e tyre.