“Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pë.shtymore!”

Shkrimtarja Flutura Açka ka publikuar në rrjetet sociale një fotomontazh të kryebashkiakut të Tianës Erion Veliajt mbi të cilën shkruan “Pë.shty këtu”.

Ajo shkruan se Veliaj asgjë nuk do të marrë me vete përveç damkën e shembësit të Teatrit kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës.

“Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, shkruan Açka.