Lulzim Basha publion videon bo.mbë të biznesmenit, zbulon sk.andalin, ç’ka ndodhur?



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook videon e një biznesmeni në Kombinat i cili rreshton taskat që i duhet të paguajë.

 “Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë. Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!”, thekson ai.



https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/376385680158156