Lëkundje e fortë tërmeti para disa minutash, mediat: Ishte e madhësisë 7 ballë

Lëkundje e fuqishme tërmeti ka goditur bregdetin verior të Japonisë sot.

Mediat duke cituar zyrtarët thonë se nuk ka raportime për dëme serioze ose lëndime dhe asnjë rrezik të ndonjë cunami.

Tërmeti me madhësi 7.0 ballë epiqendrën e pati në det, 62 milje në juglindje të Ishujve Kuril të Rusisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve. (USGS).

Tërmeti nënujor ndodhi 100 milje nën sipërfaqen e oqeant.