“Le ta mbarojmë këtë punë”, edhe ambasadorët Soreca dhe Duncan bëjnë thirrje për..

Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur për mediat në përfundim të takimit të gjatë prej 9 orësh më palët politike për reformën zgjedhore.  “Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpejtë.

Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

Edhe ambasadori Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan, tha se Këshilli Politik u krijua për Reformën Zgjedhore dhe se sot u bë progres, por ka ende punë për t’u bërë.

“Është thelbësore që këtë ta arrijmë nesër. Le ta mbarojmë këtë punë”, tha ai.