Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta studiuesi i njohur shqiptar, na la dhembje të madhe…



Është ndarë nga jeta studiuesi i njohur Agron Fico në moshën 86-vjeçare. Ka qenë Akademia e Shkenca ajo që ka dhënë lajmin e hidhur ndërsa ka vlerësuar maksimalisht figurën e tij, për kontributin e vyer të dhënë në trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar. Agron Fico njihet ndryshe si “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”, pasi bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston.



Disa nga veprat e prof. Agron Ficos:



“Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004);

“Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006);

“Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009);

“Beautiful America” (Tiranë 2014);

“Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

Tekste shkollore dhe universitare për të huajt:

“Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë;

“Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj;

“Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë;

“Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.