Lajm i fundit/ Vjen lajmi i befasishëm, për herë të parë pas 200 vitesh, nesër do të….

Prej 200 vitesh ishte traditë që mesha e Krishtlindjes mbahej në katedralen Notre Dame, por këtë vit kjo gjë nuk do të ndodhë.

Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zj.arri tetë muaj më parë, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht.

“Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza e kryepeshkopit të Parisit.

Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjesh është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore.

Bota pa tmerr ndërsa Notre Dame, e vendosur në zemër të Parisit, në Ile de la Cite, u përfshi nga akët më 15 Prill. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024.