Lajm i fundit/ Qeveria reagim urgjent pas dorëheqjes së Ministrit, ç’do bëjë Kryeministri? Flet zëdhënësja…



Qeveria ka bërë me dije pak më parë se ka marrë dorëheqjen e Ministrit të Ekonomisë.



Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë për Express se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë kërkesë nga Blerim Kuçi që ta lirojë atë nga detyra e ministrit.



“Ka arritur një kërkesë për lirimin nga detyra nga ana e ministrit”, ka pohuar Baxhaku.

Ajo tha se gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrë vendim nëse do t’ia pranojë dorëheqjen ministrit Blerim Kuçi, apo do ta refuzojë atë.

“Kryeministri sot do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë atë apo jo”, tha Baxhaku.