LAJM I FUNDIT/ Muzika shqiptare në zi, humb jetën këngëtarja e madhe



Është ndarë nga jeta sot një ikonë e muzikës popullore shqiptare Drita Papajani. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, ndërsa karriera e saj e gjatë nisi që në vitet 1960 si zbulim i të madhit shkodran Paulin Pali.



Ajo ka qenë pjesë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.



Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivi Filmit. Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri, duke u bërë nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale.