LAJM I FUNDIT/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 56- vjeçare, dyshimet e para



Mbrëmjen e sotme, sipas informacioneve të policisë është gjetur pa shenja jete në një makinë një 56 vjeçare në Partesh të Kosovës.



“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24  jemi  njoftuar nga  qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete .



Ndihma parë ka shkuar në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.