Lajm b.ombë/ Paditet Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, zbulohet arsyeja tejet e rëndë: Shkelje flagrante e ligjit



Është paditur në KQZ, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila sipas kandidates për deputete të PD, Albana Vokshit ka shkelur Kodin Zgjedhor.



Vokshi shprehet se Manastiliu ka hapur 2 zyra elektorale shumë pranë qendrave të votimit, edhe pse është e ndaluar me ligj. Bëhet fjalë për zyrën te shkolla “Jeronim de Rada” dhe Kopshti 3, sipas së cilës janë shumë pranë qendrës së votimit të njësisë 9.



Ajo i ka bërë thirrje KQZ-së që të verifikojë këtë shkelje dhe të urdhërojë mbylljen e zyrave.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”- tha Albana Vokshi.