Ky është sekreti i suedezëve që u shton 10 vite jetë



Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, suedezët që kanë një jetëgjatësi prej afër 83 vjet kanë më shumë gjasa të arrijnë 65 vjeç pa pasur probleme shëndetësore sesa evropianët e tjerë.



Në të njëjtën kohë, sondazhet përkatëse i rendisin ata ndër kombet më të lumtur në botë.



Në librin e tij “Udhëzuesi nordik për të jetuar 10 vjet më shumë: 10 këshilla të lehta për një jetë më të lumtur dhe të shëndetshme”, mjeku suedez Bertil Marklund sugjeron dhjetë zakone të shëndetshme që janë shumë të njohura në vendin e tij – dhe ne të gjithë mund t’i ndjekim ato:

Ushtrimet fizike

Reduktimi i stresit

Të fjeturit mirë

Dilni në diell – por me orare të caktuara

Ndiqni një dietë të duhur ushqimore

Pini ujë  dhe kafe

Shikoni peshën tuaj, mos tejkaloni

Kujdesuni për dhëmbët tuaj

Mendoni pozitivisht

Rri me njerëzit që i doni