“Kokrra e plehrës, fundërrinë”. Albërije Hadërgjonaj zbulon ç’i ndodhi pas sherrit: Mos bëni dhe ju si unë sepse do…



Një diskutim që agravoi në sherr ndodhi mes Këngëtares Albërije Hadërgjonaj dhe kompanisë muzikore “Arkiva Shqip”, u shënua 7 muaj më parë për shfrytëzim dhe keqpërdorim të emrit të saj.



E ftuar së fundmi në “NIN”, Albërija ka treguar se ka nisur proces gjyqësor me Arkivën. Ajo i cilësoi dy drejtuesit e kompanisë si njerëz pa nivel dhe mashtrues.



“Arkiva Shqip janë njerëzit më matrapazë që ekzistojnë në këtë univers dhe ua kam thënë përballë. Artistët duhet të mos firmosin me asnjë njeri sepse karrierën tënde në dorë s’mund ta ketë askush përpos teje. Arkiva i ka fshirë të gjithë këngët e mia por nuk më bëhet vonë. Ata nuk e fshijnë dot Albërije Hadërgjonajn. Ata janë burrë dhe grua, që janë njerëz pa nivel iher, që mashtrojnë. Unë e kam bërë për artisët këtë gjë. Mos të digjen tjerët si unë, se unë nuk e kam problem. Unë tani kam një proces gjyqësor sepse kur kam firmosur është një kontratë mes meje dhe teje, e cila është private. Si artiste, edhe unë njeri jam por kur të ma nxjerrësh qumështin e nënës, unë paguaj 10 mijë euro për një këngë dhe ti të marrësh të gjithë fitimet e djersës time, çfarë të them unë ty? Sa grua e mirë je ti? Po ti je kokrra e plehrës, ti je fundrrinë edhe ua them me gjithë shpirt se ashtu janë. Prandaj iu thashë mos hyni në gjynah me njerëzit e tjerë”, tha ajo.