Ko.ronaviru.ri/ Skenar si për filma aksion, arratisja spektakolare nga karantina e fizikanes bukuroshe

Ajo po mbahej në karantinë por nuk ka duruar më. Një grua në Rusi dyshohej se ishte e infektuar me ko.ron.avirus por u arratis nga karantina.

Autoritetet tashmë po tentojnë që ta marrin me forcë për ta rikthyer sërish në karantinë. Sipas BBC, ajo ndodhet në shtëpi.

Alla Ilyina, 32 vjeçe, u rikthye nga Kina muajin e kaluar, dhe njoftoi ambulancën pasi nuk ndihej mirë. Ajo iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat rezultuan negative.

Por autoritetet vendosën që të qëndronte në karantinë për 2 javë për t’iu nënshtruar dhe disa testeve të tjera.