Kini Kujdes/ Kjo faqe shqiptare po ju vjedh. Zbulohet adresa, çfarë iu bëhet të miturve? Uaa ja si duhet të veproni



Klaudio Pulaha, Menaxher Rastesh- CRCA/ ECPAT ka qenë sot i ftuar në emisionin Wake Up, ku ka bërë me dije ekzistencën e një adrese shqiptare, e cila rrezikon seriozisht bërjen publike të identitetit të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë, përfshi edhe adresën e tyre.



Në këtë faqe gjenden lehtësisht të dhënat sensitive dhe adresat e shtetasve shqiptarë, përfshirë këtu edhe ato të fëmijëve nën moshën 18 vjeç.



“Edhe më herët ne kemi folur për platformën kombëtare për internet të sigurt ‘I SIGURT.AL’, ku çdo fëmijë, i ri, adoleshent, por edhe persona mbi moshën 18 vjeç, raportojnë në faqe dhe adresa të ndryshme, të cilat kthehen në shqetësim të vazhdueshëm për fëmijë dhe jo vetëm.

Kjo adresë është raportuar në platformën ‘I SIGURT.AL’. Kemi marrë disa raportime nga disa fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe respektivisht të grupmoshës 16-17 vjeç, të cilët kanë raportuar në vazhdimësi.

Kanë qenë diku te 4-5 raportime të ndryshme, të cilët nuk kanë pasur lidhje më njëri- tjetrin. Nuk duam ta bëjmë publike, sepse nëse e bëjmë publike, mund të bëhet virale dhe te dhënat të vidhen dhe të keqpërdoren nga persona që nuk janë të përgjegjshëm dhe kanë qëllim t’u bëjnë keq të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Adresa është shqiptare nga verifikimet tona dhe nëse vë emrin, mbiemrin e një personi, aty të dalin të dhëna mjaft sensitive. Pra dalin të gjitha të dhënat familjare, adresa, trungu familjar. Kjo ndihmon grabitqarët seksual”, bëri të ditur ai.