Keni bërë plane për sot? Njihuni më parë me surprizat e motit

Ky eshte parashikimi i motit pr diten e sotme:

Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik në veri të gadishullit të ballkanit me dikim deri në shqipëri do të kushtëzojë alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, KU më të shpeshta PARAQITEN në zonat përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.