“Ke vetëm një muaj jetë, jam duke vdekur”. Trajneri i njohur zbulon sëmundjen e rëndë: Ndihem i lodhur, është herë e tretë që…



Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo ka zbuluar publikisht sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet për të tretën herë. Në një prononcim për ‘Sky Sports’ ai rrëfen se vuan nga sëmundja e Miastenisë Okulare, ç’rregullim që dobëson qepallat e syrit, ndërsa tregoi se për 10 vite vuan nga kjo sëmundje.



“Nuk kam qenë vetvetja për 12 vite. Dua t’ju apel të gjithëve, sidomos fëmijëve që kur shohin veten në pasqyrë e kuptojnë që diçka nuk shkon mirë: ‘Jeta është e bukur! Përqafojeni atë!’ Prej 10 vitesh po vuaj nga Miastenia, kjo është hera e tretë që po më ndodh me syrin tim, por gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Kjo sëmundje të bën të ndihesh vërtet i lodhur duke të detyruar t’i shikosh gjërat dyfish. Vetëm një i çmendur si puna ime mund të vazhdojë të rezistojë. Megjithatë, kjo është jeta, sepse ka dhe gjëra më të këqija. Ka patur thashetheme se më ka mbetur dhe një muaj të jetojë, por qetësohuni, nuk jam duke vdekur. Kur të vdes, dua të jem aty ku kam jetuar gjithë jetën, në fushë”, deklaroi Gatuzo.